Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se ekipi kombëtar i Kosovës i është kthyer stërvitjeve gjatë ditës së sotme (e shtunë).
Pas humbjes nga Rumania (0-3) në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kombeve në Ligën C, Dardanët i janë kthyer sot stërvitjeve.
Synimi i vetëm i ekipit është për ta rikthyer moralin e lartë dhe për t’u përgatitur sa më mirë për sfidën e radhës kundër Qipros, e cila zhvillohet të hënën në Larnaca.
Në stërvitjen e sotme në Kampin Nacional në Hajvali ishin të pranishëm 13 lojtarë, të cilët nuk luajtën fare ose ishin zëvendësues në ndeshjen me Rumaninë.



Në anën tjetër, pjesa tjetër e ekipit që ishin titullarë kanë zhvilluar seancë rigjeneruese në palestër brenda hotelit ku po qëndrojnë.
Stërvitjen e radhës, Dardanët do ta zhvillojnë nesër (e diel) paradite, derisa më pas do të udhëtojnë drejt Qipros. /Telegrafi/
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...
E rëndë në Shqipëri – Vritet një polic gjatë operacionit në ...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por për...