Portugalia ka arritur të shënoj fitore me rezultatin 2-1, në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Nations League, duke mposhtur Kroacinë.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, Diogo Dalot kaloi portugezët në epërsi me asistimin e Bruno Fernandes.
Në minutën e 34-të, Cristiano Ronaldo realizoi golin e 900-të në karrierë, dhe të dytin për Portugalinë në ndeshje.
Mirëpo, Dalot ishte i pafat, pasi në minutën e 41-të realizoi auto-gol, duke çuar rezultatin në 2-1.
Pjesa e dytë solli raste të mira shënimi për të dyja kombëtaret, por asnjëra nuk arriti më të shënojë.
Portugalia është ne grup po ashtu me Poloninë dhe Skocinë, ndërsa ndeshjen e dytë e luajnë pikërisht me këta të fundit.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...