Ylli spanjoll i Barcelonës, Lamine Yamal ka përfunduar në listën e 30 lojtarëve të nominuar për Topin e Artë 2024.
Mbrëmë (e mërkurë) u publikua lista me 30 të nominuarit për Topin e Artë 2024, çmim i cili do të dhurohet më 28 tetor në Paris.
Në këtë listë nuk munguan emra yjesh që shihen si favorit për ta fituar si: Vinicius Junior, Rodri, Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.
Në listën i përfshirë ishte edhe ylli spanjoll i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili shkëlqeu me klubin dhe kombëtaren në Euro 2024.
Talenti i Barcelonës, i cili mbushi 17 vjeç vetëm dy muaj më parë në korrik, tani është më i riu që është nominuar ndonjëherë për çmimin prestigjioz.
Ai ka tejkaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Kylian Mbappe, i cili mori nominimin e tij të parë në moshën 18 vjeç e 293 ditë.
Për referencë, nominimi i parë i rekordmenit të Topit të Artë, Lionel Messit, erdhi kur ai ishte 20 vjeç.
Yamal pati një sezon të spikatur me 16 kontribute për gola në 50 ndeshje për Blaugranat dhe pesë të tjera për Spanjën, duke ndihmuar kombëtaren e tij të fitojë Kampionatin Evropian. /Telegrafi/
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...