Komuna e Gjilanit ka njoftuar se nxënësit me kushte jo të mira meteriale po furnizohen me çanta dhe materiale të tjera për t’i vijuar mësimet.
Sipas njoftimit të kësaj komune, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se po vazhdon mbështetja për 250 fëmijë nga familjet me asistencë sociale, të cilët po pajisen me çanta dhe materiale shkollore, shkruan Arbresh.info.
Hyseni tregoi se këta nxënës janë nga klasa e parë deri në të pestën.
“U urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor”, tha ai.
I pari i komunës falënderoi organizatën Islamic Relief Kosova për bashkëfinancimin e këtij projekti, “e cila ka kontribuar që të shohim kaq shumë buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve sot”./Arbresh.info/
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...
“Ballistët” konfirmojnë mbështetjen për protestën e 17 shkur...