Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u shpreh se është kënaqësi të që prej dy shkollave me kushte të rënda nxënësit do të jenë në shkolla me infrastrukturë më të mirë.
Ajo falënderoi përzemërsisht kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Sipas saj, ai është shembulli më i mirë që kur ka një bashkëpunim mes kryetarëve të komunave dhe minstrisë, arrihen kushte më të mira për fëmijët.
“Prej dy shkollave me kushte shumë të vështira , nxënësit nga sot do të jenë në një infrastrukturë moderne dhe të shohin prej afër dhe entuziazmin e mësimdhënësve të drejtorit dhe drejtorëshës në shkollën paraprake në punën që bëjnë çdo ditë më fëmijët, dhe nga ana ime një falëndërim i përzemërt për kryetarin e komunës, ky është modeli më i mirë se kur ka një motivim dhe bashkëpunim me kryetarët e komunave arrihen dhe kushtet më të mira për fëmijët”, tha Nagavci./Arbresh.info/
Rama ndan mirënjohje për mjekët familjarë në Ditën Botërore ...
Bellingham në krizë forme para Botërorit
Kurti: Kosova e hapur për investime dhe partneritete serioze...
Zvicër, zbulohen 356 mijë euro të fshehura në tren – n...
Pacolli denoncon dy raste të dyshimta të shpronësimit
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...