Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se shkolla e mesme artistike “Onufri” në Elbasan është rindërtuar me standarde evropiane.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ky projekt është një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Elbasan, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, Rama njofton se kjo shkollë do t’i shërbejë 340 nxënësve.
“Mirmëngjes dhe me shkollën e mesme artistike “Onufri” në Elbasan, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Elbasan, e rindërtuar me standarde europiane, me klasa të reja, laboratorë shkencorë, palestër dhe sallë koncertesh për 340 nxënës-artistë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës