Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça po vazhdon me fazën përgatitore për sezonin e ri në elitën e basketbollit kosovar.
Gjatë ditë së sotme ‘xehetarët’ fituan një tjetër miqësore me rezultat 81-62, ndaj skuadrës së Çairit të Maqedonisë së Veriut, shkruan Arbresh.info.
Më të dalluarit në këtë fitore të mitrovicasve ishin tandemi i ri i këtij sezoni Hunter-Cambridge.
Desmond Cambridge Jr realizoi 21 pikë, kurse Sammy Hunter shtoi edhe 18 tjera.
Lojë të mirë bënë edhe Larry Thomas e Batin Tuna që realizuan nga nëntë pikë.
Ndeshja e parë zyrtare e të drejtuarve të Adis Beciragic është të shtunën në kuadër të Superkupës së Kosovës ndaj Borës./Arbresh.info
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...