Dy persona janë plagosur me armë zjarri në “Don Bosko” në Tiranë, pasditen e kësaj të marte.
Një person i cili ka ardhur në këmbë dhe i maskuar me kapele dhe më pas ka zbrazur armën ndaj dy qytetarëve.
Sipas informacioneve të para, të plagosurit po konsumonin një kafe në momentin kur janë qëlluar me armë zjarri.
Ata janë Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç dhe nga verifikimet e para nuk rezultojnë persona me precedent penalë.
“Kanë qenë të ulur pranë një lokal ku konsumimin një kafe. Një person, i cili ka qenë më kapele është afruar në drejtim të tyre dhe ka qëlluar me armë dy personat duke I lënë të plagosur. Ka dyshime se është larguar me një motor nga vendi I ngjarjes”, raporto abcnews.al
Pas ngjarjes janë shoqëruar disa persona nga policia si dhe janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në këtë zonë. Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës dhe aktualisht po mbahen në kujdes nga bluzat e bardha.
Sakaq, njëri prej të plagosurve ka marrë një plumb në gjoks, kurse tjetri në pjesën e këmbës.
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...