Me fillimin e vitit shkollor Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut njofton se ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për zbatimin e planit operativ “siguria në shkolla”.
Sipas njoftimit, angazhimet policore do të kenë në fokus zonat-rrugët afër shkollave ashtu edhe në hapësirat për rreth objekteve shkollore, shkruan Arbresh.info.
“Në zonat afër këtyre shkollave policia do të shtojnë masat e sigurisë sidomos në intervalet kohore të ardhje – vajtjes së nxënësve të klasave të para dhe parashkollorëve. Sipas planit, nëpër shkolla fillore dhe të mesme do të angazhohen edhe zyrtarë policorë, përfshirë edhe zyrtarë policorë në rroba civile.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Qasja policore për ofrim të sigurisë në shkolla do të vazhdojë në bashkërendim me autoritete edukativo-arsimore, si në nivel të drejtorive komunale të arsimit, të drejtorive të shkollave.”, thuhet tutje.
Ndryshe, Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor me fokus rrugët – në zonat dhe objektet e shënjuara ‘Kujdes shkolla’./Arbresh.info/
Nagavci dënon dhunën në shkollën “Pavarësia”: Asnjë rast nuk...
Bashkësia Islame e Kosovës mbështet marshin “Liria ka emër”
Forcohet zbatimi i strategjisë për armë të vogla, të lehta d...
Kurti: Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstit...
Konjufca pret që nesër të formohet Qeveria
IJF-ja shkruan për Krasniqin dhe synimet e ardhshme të saj