Një person është arrestuar në Podujevë pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi në shenjë hidhërimi.
Kështu bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Sipas njoftimit, nuk raportohet për të lënduar në këtë rasti.
Ndërkaq, bëhet e ditur se është konfiskuar arma e zjarrit Glock 17 me një karikator dhe 15 fishek dhe 3 gëzhoja.
“VRASJE NË TENTATIVË Podujevë 02.09.2024-20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, në shenje hidhërimi me një rast të mëhershëm. Nuk raportohet për të lënduar .Në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma e zjarrit Glock 17 me një karikator dhe 15 fishek dhe 3 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, njofton policia./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...