Eprore e zyrtare policore nga Policia e Kosovës po marrin pjesë në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Grave Police (IAWP) 2024 në Chicago, të SHBA-së nga 1-5 shtator.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, raporton Arbresh.info.
“Konferenca e IAWP është një ngjarje kryesore për gratë në zbatim të ligjit, duke ofruar sesione trajnuese si dhe shkëmbim të përvojave me gra police nga vende të ndryshme. Kjo konferencë këtë vit ka bashkuar mbi 850 eprore e zyrtare të policisë nga e gjithë bota”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se në këtë konferencë, në të cilën po marrin pjesë 74 shtete, nga Asociacioni i Grave Police (IAWP) janë ndarë tetë çmime për gratë police më të dalluara nga e gjithë bota, ku toger Antigona Çitaku-Dibrani nga Policia e Kosovës u nderua me çmimin ndërkombëtar për ‘Shërbim në Komunitet’ për punën, kontributin dhe përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...