Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në rrugën “Musli Musliu”, në Prishtinë, ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe janë sekuestruar dy armë zjarri.
Policia bën të ditur se të dyshuarit janë: D.S, 18 vjeç, R.K, 19 vjeç, dhe A.Z, 33 vjeç, ky i fundit është shtetas i Shqipërisë.
Një nga këto kontrolle është kryer mbrëmë në rrugën “Musli Musliu” në Prishtinë, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe janë sekuestruar dy armë zjarri.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga zyrtarët e stacionit Jugu në Prishtinë, ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste për veprat :
-Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse dhe
-Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/
Edi Rama jep lajmin e mirë: Shkolla “Lef Sallata” në Vlorë h...
Trump thotë se SHBA-të do të ulin tarifat ndaj Indisë pasi M...
Muriqi i pandalshëm, realizon golin e radhës në La Liga
Mirlind Kryeziu transferohet tek Winterthur
Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste dr...
Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5