Policia e Kosovës ka arrestuar një 21 vjeçar për vjedhje të rëndë.
Sipas policisë, A.B ishte i kërkuar për së paku tri raste të tjera të vjedhjeve të rënda dhe dy vjedhje, shkruan Arbresh.info.
“Sot nga Hetuesit e Drejtorisë së Kryeqytetit, është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar, për vjedhje të rëndë të raportuar me 22.08.2024 në stacionin Qendra në Prishtinë. Personi i arrestuar: – A.B. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas verifikimit, në të dhënat e policisë ka rezultuat se ishte i kërkuar për së paku tri raste të tjera të vjedhjeve të rënda dhe dy vjedhje.”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për rastet në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...