Me eventin e Superkupës së Kosovës nis edhe stinori i ri në elitën e basketbollit kosovar.
Ngjarja e Superkupës së Kosovës fillon nga data 7 shtator deri me 11 të po atij muaji në Prizren, shkruan Arbresh.info.
Tani më janë përcaktuar çiftet dhe orari zyrtar i kësaj ngjarje.
Eventi nis me ndeshjen çerekfinale të Trepçës ndaj Boras të shtunën me fillim nga ora 17:00.
Kurse një tjetër ndeshje luhet ditën e shtunë mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Kjo ndeshja starton nga ora 20:00.
Ndërsa ditën e diel luhen edhe dy çerekfinalet tjera mes Pejës dhe Proton Cable Prizreni nga ora 17:00.
Çiftet çerekfinale mbyllen me ndeshjen Golden Eagle Ylli ndaj Bashkimit, që nis nga ora 20:00.
Kujtojmë se kampion në fuqi i Superkupës së Kosovës është Trepça, e cila mposhti Pejën në finale sezonin e kaluar./Arbresh.info
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...