Dani Olmo ndihet i lumtur me debutimin e tij me fol te Barcelona, por edhe fitoren e ekipit në ndeshjen e xhiros së tretë të La Ligas kundër Rayo Vallecanos.
Barcelona fitoi me rikthim 2-1 në udhëtim te Vallecano të martën mbrëma.
Olmo hyri në fushë në fillimin e pjesës së dytë kur Barça po humbiste 1-0 dhe falë tij, vrulli shkoi në favor të Barçës dhe ata mundën të kapnin golin e barazimit e më pas ylli spanjoll shënoi golin e fitores për të vulosur ndeshjen.
“Nuk ka mënyrë më të mirë për të bërë debutimin tim. Unë dua t’ia kushtoj golin familjes sime”, ka thënë fillimisht Olmo pas fitores së Barcelonës.
“Sot luaja pas sulmuesit, por mund të luaj edhe në të dy krahët e sulmit. Do të luaj kudo që trajneri të më vendos”.
“Ne jemi gjithmonë të përgatitur për gjithçka, nuk dorëzohemi kurrë”.
“Ne shtyjmë dhe shkojmë për këtë. Ne duam të fitojmë, qoftë edhe në minutën e 90-të ose 100-të”, përfundoi ylli spanjoll. /Telegrafi/
Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...