Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është bërë ekzekutimi i shtesave për fëmijë sipas skemës së re.
Murati me anë të një postimi në Facebook theksoi se të gjithë prindërit përfitues sot kanë pranuar në llogaritë e tyre pagesën e shtesave për fëmijë për muajin gusht, sipas skemës së re, shkruan Arbresh.info.
Siç tha ai, familjet që kanë deri në dy fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 20 euro për secilin, kurse familjet që kanë 3 e më shumë fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 30 euro për secilin.
“Krahas pagesës së shtesave për fëmijë, është bërë edhe pagesa e rregullt për lehonat përfituese, siç rëndom bëhet tashmë çdo muaj.”, shkroi Murati.
“Qeveria për të gjithë!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...