Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton se janë të detyruar të aplikojnë reduktime të furnizimit me ujë për disa fshatra në komunën e Gjakovës.
Siç thuhet në njoftim, ndërprerja e furnizimit me ujë do të bëhet për shkak të shpenzimeve enorme dhe thatësirave aktuale, ndërsa reduktimet do të fillojnë nga ora 19:00 deri në orët e para të mëngjesit, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Reduktime të furnizimit në disa zona.
Për shkak të shpenzimit enorm të ujit të pijes në këtë periudhë, thatësirave aktuale furnizimi është i pa mjaftueshëm në disa zona! Me qëllim që rezervuarët të akumulojnë gjatë natës dhe ditën të kemi furnizim të mjaftueshëm, jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të furnizimit për disa fshatra të Komunës së Gjakovës!
Reduktimet do të fillojnë kryesisht nga ora 19:00 deri në orët e para të mëngjesit.
Sipas linjave furnizuese në reduktime përfshihen këto fshatra:
-Fshatrat e Dushkajës,
-Cermjan,
-Sopot,
-Palabardh,
-Hareqë,
-Novosellë,
-Skivjan,
-Bec,
-Vraniq,
-Doblibarë,
-Berdosanë,
-Rezinë.
Kjo gjendje do të vazhdoi deri në përmirësim të situatës me furnizim.
KRU “Gjakova” Sh.A.
25.08.2024.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron