Në kuadër të planit operacional për kontrollin dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë në Himarë ka liruar plazhin “Krorëz” të Himarës këtë mëngjes.
Policia ka referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për 12 individë, të gjithë banues në Sarandë.
“Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë konstatuar në hapësirën e zaptuar, në mënyrë të paligjshme nga këta shtetas, 12 struktura druri të ndërtuara pa leje, si dhe 300 çadra dhe 480 shezlongë të vendosur, të cilat janë hequr, duke liruar hapësirën publike në plazhin ‘Krorëz’”, njofton Policia Shqiptare.
Përveç kësaj, verifikimet kanë zbuluar se në këto subjekte, të cilat vepronin si beach bar, ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kuponë tatimorë.
Policia njoftoi se operacionet “Coastline” dhe “Plazhi i Lirë” do të vazhdojnë intensivisht në qarkun Vlorë./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...