Policia e Kosovës, në orët vona të së premtes, ka arrestuar një person zyrtar në veturën zyrtare të të cilit u gjet një armë zjarri.
Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, se arrestimi i tij ka ardhur derisa i njëjti po qëndronte në veturën e tij zyrtare në Parkun Nacional të Sharrit.
“Në Prizren dje me datë 23.08.2024, rreth orës 22:00 policia, për shkak të disa dyshimeve, kanë kontrolluar një person zyrtar të Parkut Nacional i cili ishte me automjet zyrtar me tabela zyrtare”.
“Gjatë kontrollit të dyshimtit I është gjet një armë zjarri –pistoletë Glock me dhjetë fishekë”, tha Bytyqi.
Gjithashtu, ai tha se me urdhër të prokurorit është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në Prizren dhe është gjetur një pushkë.
“Të dyja armët ishin pa leje adekuate nga organet përgjegjëse”, theksoi tutje zëdhënësi i PK-së.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe kundër tij do ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll i pa autorizuar i armës”./Arbresh.info/
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...