Një sondazh i mbajtur online në faqen e portalit Arbresh.info në Facebook, e ka nxjerr kryeministrin aktual të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin si fitues të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.
Në këtë sondazh, me pyetjen “Kënd do ta votoni për Kryeministër më 9 shkurt në Zgjedhjet Parlamentare nëse kjo do ishte lista finale e kandidatëve?”, deri në ora 15:00 kanë votuar gjithsej 2 mijë e 868 lexues të Arbresh.info, 61 për qind e tyre ishin për Albin Kurtin,23 për qind për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, 12 për qind për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, si dhe 4 për qind për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Ndryshe, Presidentja e Kosovës më 16 gusht 2024 ka shpallur datën 9 shkurt 2025, si datë të zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës /Arbresh.info/
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...
Kryeministri Kurti nderon të zhdukurit me dhunë gjatë luftës
Kurti asnjë fjalë për presidentin – nesër përfundon af...