Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.
Në këtë takim, Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për donacionin prej 31 milionë lira (rreth 1 milion dollarë amerikanë) nga Republika e Turqisë për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së, shkruan Arbresh.info.
Tutje, në takim u diskutua për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit biltareal, me ç’rast u rikonfirmua përkushtimi i dyanshëm për hapje të vazhdueshme të kapitujve të rinj të bashkëpunimit./Arbresh.info/
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...