Pas Xherdan Shaqirit një tjetër legjendë zvicerane pensionohet nga kombëtarja e Zvicrës.
Bëhet fjalë për gardianin e portës helvete, Yann Sommer, shkruan Arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur vetë kombëtarja e Zvicrës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Kam vendosur që ta mbyll karrierën si portier për përfaqësuesen e Zvicrës. Ishte një nder dhe privilegj i madh të përfaqësoja vendin tim në nivelin më të lartë për 12 vjet dhe në 94 ndeshje ndërkombëtare. Koha ime në përfaqësuese do të thotë shumë për mua. I shikoj me krenari momentet e shumta të paharrueshme, lojërat emocionuese, fitoret që festuam së bashku dhe sfidat që kemi kaluar së bashku”, ka shkruar portieri zviceran.
Sommer aktualisht është pjesë e kampionëve në fuqi të Italisë, Inter karrierë ka bërë edhe në Zvicër te Basel, Vaduz e Grasshoppers si dhe në Gjermani te Bayern Munich dhe Borussia Moenchengladbach.
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...