Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se hapja e urës së Ibrit është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.
Në rrjetin social Facebook, Osmani ka ndarë një fotografi me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas teksa ka theksuar se suksesi afatgjatë arrihet bashkë me aleatët.
“Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin