Është ndarë nga jeta gazetarja dhe spikerja e Radio Tiranës, Vera Zheji.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në telegramin e ngushëllimit ka thënë se Zheji do të kujtohet me nderime si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë i presidentit Begaj:
Sot u nda nga jeta Vera Zheji, zëri ikonik i Radio Tiranës.
Një grua që pothuajse është e vështirë që të ketë të ngjashme në cilësinë e gazetares, spikeres dhe gruas me mendje të lirë.
Spikere, gazetare, aktore dhe pedagoge e Fjalës Artistike në Institutin e Lartë të Arteve, Vera Zheji do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës./Arbresh.info
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...