Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë hedhur një granat dore në parkingun e një lokali në Lipjan, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, shkruan Arbresh.info.
Në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një armë gjueti me 16 fishekë si dhe një pushkë ajrore.
“Lipjan 17.08.2024-02:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore) në parkingun e një lokali. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjueti me 16 fishekë si dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Rina Balaj me poza provokative nga ashensori
Britania ndan 23 milionë euro për të frenuar përhapjen e Ebo...
Transparencë dhe integritet më i lartë: APK nis proces kyç p...
Dështon pista Bernardo Silva, Juventusi e kërkon yllin tjetë...
Brazili miraton rregulla më të rrepta për rrjetet sociale dh...
Hamilton: NATO kërkon llogaridhënie për sulmin në Banjskë, n...