Policia e Kosovës njofton se dje në Klinë është gjetur i vdekur një person në oborrin e shtëpisë së tij. Në vendngjarje është gjetur gjithashtu një pushkë gjuetie dhe pesë fishekë.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Fsh. Gjurgjevik i Vogël, Klinë 16.08.2024 – 05:32. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe dyshohet se vdekja ka ardhë nga plaga e marrë nga arma e gjuetisë. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje. Ne vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...