Ministria shqiptare e Mbrojtjes njoftoi se, forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun “Spartan” me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në malin e Tomorit në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.
Ministria e Mbrojtjes shpreh mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave operacionale vendore, zjarrëfikësve, Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor, por edhe forcave vullnetare në këto ditë me temperatura ekstreme./rtsh
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...