Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ka filluar projektin “sot unë polic i Kosovës”.
Qëllimi i këtij projekti është përafrimi i fëmijëve me zyrtarët policorë, me ç’rast fëmijë të veshur me uniforma të Policisë së Kosovës bashkë me zyrtarë policorë organizuan pikë kontrolli në një hapësirë të sigurt në qytet.
Në këtë aktivitet morën pjesë 14 fëmijë, prej tyre tetë serbë, katër shqiptarë dhe dy romë.
Sipas një postimi , gjatë pikës së kontrollit është bërë ndalimi i veturave nga fëmijët e veshur me uniforma së bashku me zyrtarët policorë, duke bërë legjitimimin e vozitësve dhe këshillimin e tyre për siguri në trafik si dhe siguri të përgjithshme.
“Me këtë rast gjatë këtij aktiviteti u shpërndanë fletushka vetdijësuese rreth dukurive negative, sigurisë në komunikacion dhe materiale për ngjyrosje për fëmijë me animacione të ndryshme. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 14 fëmijë të komuniteteve të ndryshme, tetë serb, katër shqiptar dhe dy romë , të cilëve në fund u është dhënë nga një pako me rekuizita të Policisë se Kosovës si shenjë falënderimi dhe kujtimi të këtij aktiviteti. Policia e Kosovës këtë aktivitet do ta vazhdojë edhe në qendrat tjera të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja