Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë prerë shiritin për përurimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë.
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se kjo gjykatë do të jetë shtyllë e rëndësishme e drejtësisë jo vetëm në këtë qytet, por në tërë Kosovën. Ai ka thënë se Gjykata ka kushte të mira pune e pajisje moderne, ku secili nga 18 gjyqtarët ka zyrën e vet.
“Kjo gjykatë do ta paraqesë një shtyllë të rëndësishme të shtetit të drejtësisë. U mirëpritëm nga kryetari i cili na paraqiti hapësirat e reja të cilat janë të lidhura me nxemjet qendrore dhe kanë aklimatizim të mirë. Secili prej 18 gjyqtarëve e ka zyrën e vet të veçantë. Ndriçimi është i përshtatshëm për punë, pajisjet janë moderne dhe kushtet e mira. Kjo ndërtesë ka nisur në vitin 2015, por është zvarritur shumë gjatë. Në këto tri vite kemi punuar me shumë zell, kemi investuar diku dy milionë euro”, ka thënë Kurti./rtk
Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua
26 vjetori i UÇPMB-së, Haradinaj: Pathyeshmëri dhe përkushti...
ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna
Lladrovci në Izrael pritet nga Haim Bibas, gatishmëri për të...
Stuhia në SHBA, 18 viktima/ Borë e ngrica, anulohen mijëra f...
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa