Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se Stacioni Policor në Pejë ka kryer një operacion të suksesshëm për identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar në lidhje me disa incidente të ndodhur në rajon.
Sipas informacionit të publikuar, më 15 Gusht 2024, Policia ka zbuluar se në fshatin Jabllanicë e Leshanit-Pejë, më 6 Gusht 2024, rreth orës 18:00, gjatë një ahengu dy persona kanë shtënë me armë. Po ashtu, më 15 Gusht 2024, është raportuar se në fshatin Nabergjan-Pejë, më 8 Gusht 2024, një person tjetër ka shtënë me armë gjatë një ahengu.
Gjatë arrestimeve, Policia ka sekuestruar një sërë armësh dhe municionesh, duke përfshirë:
• Një armë AK47
• Dy karikatorë të armës AK47
• Një gëzhojë
• Një armë pistoletë me gaz Browning cal: 9mm
• Një karikator të pistoletës Browning cal: 9mm
• Një shurdhues të armës
• Tridhjetë e dy fishekë cal: 9mm
• Një armë pistoletë Canik 9mm
• Një karikator të pistoletës Canik 9mm
• Katër fishekë 9mm
Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit të shtetit, ndërsa hetimet për këtë çështje vazhdojnë.
“Ky operacion nënvizon angazhimin e Policisë së Pejës për të ruajtur rendin dhe sigurinë në rajon dhe për të ndëshkuar çdo akt të paligjshëm që kërcënon sigurinë publike”, thuhet në njoftim./Arbresh.info



Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi
Nuk kanë fund telashet për Luvrin, rrjedhja e ujit dëmton me...