
Foto A2Cnn
Opozita e Shqipërisë do të protestojë si çdo të enjte edhe sot përpara bashkisë së Tiranës, duke kërkuar largimin e Erion Veliajt, të cilin e akuzojnë si të përfshirë në skandalin korruptiv të dosjes “5D”.
Në kuadër të tubimit që do të nisë nga ora 11:00, policia e kryeqytetit ka marrë masat e nevojshme për të ruajtur rendin dhe sigurinë.
Uniformat blu bëjnë me dije se përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
“Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.” /A2Cnn
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...