Është sulmuar me armë zjarri nga dy persona të maskuar një person në shtëpinë e tij në Gjilan.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes vërehen vrimat nga plumbat dhe janë sekuestruar tri gëzhoja.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri në shtëpinë e tij nga dy persona të panjohur të maskuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja si dhe vërehen vrimat nga plumbat”, thuhet në raport
Viktima ka pasur lëndime nga një mjet i fortë dhe njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes./Arbresh.info/
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...