Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një shpërthim që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:15 në rrugën Halil Aguasholli në Pejë.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, dy të lënduarit kanë pësuar lëndime trupore dhe nga spitali i Pejës janë transferuar në QKUK në Pristinë, raporton Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 13.08.2024, rreth orёs 20:15, ёshtё njoftuar se nё rrugën “Halil Agusholli” nё Pejё ka ndodhur njё shpërthim.
Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, aty ёshtё kuptuar se nga shpёrthimi dy persona kanё pёsuar lendime trupore tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas janё transferuar pёr na QKUK-Prishtinё”, shprehet Rugova.
Sipas tij, gjatё ekzaminimit tё vendit tё ngjarjёs, janё gjetur dhe sekuestruar: Njё armё AK 47;Tre karikator tё njёjtёs armё; Nёntёdhjetё fishek cal: 72×39.
Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet: “Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm” dhe “ Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve”.
Rasti ёshtё duke u hetuar nga njёsiti i Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё./Arbresh.info/
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...