Ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, doktori kosovar, Muharrem Selmani, specialist i Mjeksisë Familjare.
Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se doktor Selmani ka kontribuuar për shërbimin ndaj qytetarëve të Podujevës për vite me radhë, transmeton Arbresh.info
Postimi i plotë:
Ndahet nga jeta Dr. Muharrem Selmani,
Dr. Muharrem Selmani ishte specialist i Mjekësië Familjare. Studimet për mjekësi të përgjithshme si dhe specializimin për Mjekësi Familjare i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Për vite me radhë u shërbeu qytetarëve të qytetit të Podujevës, në lëminë e Mjekësisë Familjare ku dha kontribut të veçantë.
Në prag të pensionimit Dr.Selmani u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dhe ndërroi jetë.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij./Arbresh.info
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...