Mes qindra të pranishmëve, i është dhënë lamtumira e fundit Faton Hajrizit i vrarë në Lloznicë nga policia serbe me 19 korrik.
Trupi i Faton Hajrizit do të pushojë përgjithmonë në vendin e tij të lindjes, Klinë e Ulët në Skenderaj, raporton Arbresh.info
Një numër shumë i madh i qytetarëve kanë marr pjesë në ceremoninë e varrimit, si nga qyteti i tij i lindjes e po ashtu edhe nga qytetet e tjera të Kosovës.
Shumë qytetarë ishin të veshur me bluzën me emblen e UÇK-së gjithashtu edhe me flamurin kombëtar kuq e zi.
Trupi i Faton Hajrizit është përcjellur për në banesën e fundit me ndërimet më të larta të qytetarëve.
Kujtojmë se trupi i pajetë i Faton Hajrizi është kthyer në Kosovë nga Serbia me 9 gusht.
Ai dyshohet se ka vrarë një polic dhe ka plagosur një tjetër me 18 korrik në Lloznicë të Serbisë./Arbresh.info
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën