Një rrëshqitje dheu në një deponi në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, ka vrarë tetë persona, kanë njoftuar autoritetet e qytetit. Bëhet e ditur se incidenti ndodhi pas reshjeve të mëdha të shiut kur pjesë të deponisë u shembën, duke mbuluar disa shtëpi aty pranë. Autoriteti i kryeqytetit të Kampalas tha se personeli i qeverisë dhe i Kryqit të Kuq po kërkojnë vendin dhe kanë shpëtuar 14 persona, shkruan CNN.
Landfilli i njohur si Kiteezi, ka shërbyer si vendgrumbullimi i mbeturinave në Kampala për dekada dhe ishte kthyer në një kodër të madhe. Banorët janë ankuar prej kohësh për mbetjet e rrezikshme nga vendi që ndotin mjedisin dhe paraqesin rrezik për njerëzit.
Pamjet nga televizioni NTV Uganda treguan njerëz që ecnin në një pjesë të deponisë që kishte shtypur pjesë të një shtëpie, ndërsa fotografitë nga UBC Uganda tregonin një ekskavator që përpiqej të gërmonte mbeturina.
Disa pjesë të Ugandës kanë përjetuar shira të dendur në javët e fundit duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu, megjithëse më parë nuk ishte raportuar për viktima.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK