Kanë mbetur vetëm disa orë ose minuta derisa të bëhet zyrtare se Dani Olmo është tashmë një lojtar i ri i Barcelonës.
Deco e mbylli nënshkrimin e tij në Leipzig të martën dhe futbollisti i spanjoll do të jetë i lidhur me Barçën deri në vitin 2030.
Mesfushori ofensivë ndodhet në Barcelonë që prej të martës mbrëma dhe ai tanimë ka kaluar testet mjekësore.
Sipas asaj që ka njoftuar Mundo Deportivo, medium i afërt me Barcelonën, katalunasit kanë mbyllur nënshkrimin e spanjollit për 47 milionë euro plus bonuse pasi t’i luaj ai 60 për qind të ndeshjeve.
Olmo do të nënshkruajë për gjashtë sezone, deri në vitin 2030, dhe Barça do ta paguajë nënshkrimin e tij me këste.
26-vjeçari rikthehet te Barcelona pas 10 viteve, pasi në moshën 16 vjeçare ishte larguar nga La Masia në drejtim të Dinamo Zagrebit.
Pasi testet mjekësore tanimë janë kryer, Olmo do të prezantohet si lojtari më i ri i Barcelonës të premten e 9 gushtit. /Telegrafi/
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban