Sot territori i Shqipërisë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta me origjinë jugore.
Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës të dendura nga orët e mesditës deri në orët e pasdites në relievet kodrinore – malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit. Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe në mënyrë tepër të izoluar në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi 1-4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 5-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
-Në relievet malore 19 deri në 37°C
-Në zonat e ulëta 18 deri në 38°C
-Në zonat bregdetare 22 deri në 37°C./tch
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira