Mesfushori i Real Sociedad, Martin Zubimendi, ka qenë në shënjestër të një sërë klubesh të mëdha në vitet e fundit, dhe deri më tani asnjë prej tyre nuk ka qenë mjaft tërheqës për ta tunduar atë larg nga San Sebastian.
Liverpool do të jetë i fundit që do të provojë ta largojë nga klubi i fëmijërisë.
Media të shumta raportuan të mërkurën se Liverpool do të hapte bisedimet me Real Sociedadin dhe Zubimendin për një lëvizje.
Reds do të duhet të aktivizojnë klauzolën e tij të lirimit prej 60 milionë euro, për të pasur pastaj shpresë për nënshkrimin e tij, pasi ai ka edhe tre vjet të mbetur në kontratën e tij.
Largimi i Zubimendit nuk duket i lehtë, pasi ka edhe media që shkruajnë se ai i ka ka thënë menaxherit se nuk ishte i interesuar për një kalim në Ligën Premier, pasi interesohej edhe Manchester United.
Tani nëse Liverpooli vendos ta paguajë klauzolën, lojtari duhet të vendos njëherë e mirë për të ardhmen e tij. /Telegrafi/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje