Juventusi e ka bërë prioritet transferimin e Karim Adeyemit, por duket se kjo gjë nuk do të ndodhë.
Ka pasur raportime të shumta nga mediat italiane dhe ato gjermane për të ardhmen e sulmuesit që e lidhnin me Zonjën e Vjetër.
Megjithatë duket se ky transferim nuk do të ndodh, pasi vet Adeyemi e ka hedhur poshtë.
Anësori këmbëshpejtë ka deklaruar se ai ka mendjen vetëm te Dortmundi dhe nuk ka asgjë të vërtetë rreth lajmeve që e lidhnin me Juventusin.
“Vëmendja ime është vetëm te Borussia Dortmund. Jam i lumtur këtu dhe unë dua të qëndroj në këtë klub sepse planet e mia nuk kanë ndryshuar kurrë”.
“A ka folur babai im me Juventusin? Është shkruar shumë, por kjo nuk është aspak e vërtetë”, deklaroi sulmuesi gjerman.
Juventus prej kohësh është interesuar për shërbimet e gjermanit, mirëpo dëshira e sulmuesit është të qëndroj në Signal Iduna Park. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...