Disa qytetarë serb janë mbledhur për të protestuar në Pasjan në shenjë kundërshtimi për pesë serbët e arrestuar në Kosovë.
Disa serbë u mblodhën në protestën paqësore, duke mbajtur pankarta “Po na arrestojnë për të dëbuar të gjithë serbët”, “Kërkojmë që KFOR-i të na mbrojë”, “Evropë, pse heshtni për vuajtjet e serbëve?”, raporton kosovoonline.
Të pranishëm kanë qenë edhe familjarët e serbëve të arrestuar të cilët do t’i drejtohen turmës.
Ndryshe me 3 gusht, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të komunitetit serb, të dyshuar për veprën penale “Krime lufte”.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se pesë personat në prill të vitit 1999 në disa fshatra vranë, plagosën, dogjën, rrëmbyen, dhunuar, maltretuan e torturuan civilët shqiptarë, transmeton Arbresh.info.
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...