Ekipi i Britanisë së Madhe në garën e triatlonit menduan se kishin fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike në Paris, por në fakt atyre iu dhurua medalja e bronztë.
Gjatë garës së zhvilluar, katër garuesit e Britanisë së Madhe, Alex Yee, Georgia Taylor-Brown, Samuel Dickinson dhe Beth Potter, ishin në mesin e favoritëve për ta fituar të artën.
Britania e Madhe e kishte fituar këtë garë rreth tri vite më parë në Lojërat Olimpike të Tokios, për atë arsye llogariteshin si favoritë.
Yee i tha ekipit të tij startin perfekt duke ia dhuruar më pas udhëheqjen kolegut të tij Taylor-Brown.
Taylor-Brown më pas u tejkalua nga Lisa Tertsch e Gjermanisë para se Dickinson të përkujdesej që Britania e Madhe ta rikthente epërsinë.
Teksa po hynim në fazën finale të garës, Potter po ndeshej kokë më kokë me Laura Lindemann të Gjermanisë dhe Taylor Knibb të Amerikës.
After a photo finish, Team GB’s triathlon mixed relay team have been downgraded to a bronze medal.#Paris2024 https://t.co/lg0W0Is1et pic.twitter.com/s7EIaQQZxL
— Team GB (@TeamGB) August 5, 2024
Eventualisht, Lindemann e kaloi vijën e finishit e para pasi Potter dhe Knibb e ndanë vendin me foto-finish.
Paraprakisht, ekipi i Britanisë së Madhe kishte marr medaljen e argjendtë, por pas rishqyrtimit nga zyrtarët e garës, u zbulua së në fakt ekipi i Amerikës kishte përfunduar në vendin e dytë.
Për këtë arsye, britanikët dorëzuan medaljen e argjendtë dhe morën të bronztën në atë që po përshkruhet si një ndër momentet më kritike të Lojërave Olimpike të këtij edicioni./Telegrafi/
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu