Deri në orën 11:00 në Himarë kanë votuar 17.36%, 4063 nga 16,532 qytetarë në listën e QV të raportuara për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.
Për postin e kreut të bashkisë Himarë garojnë Vangjel Tavo, kandidat i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria kandidat i opozitës.
Dy kandidatët votuan rreth orës 10:00. Ndërkohë më parë në KQZ është raportuar që votimi në dy QV në Kuç ka nisur me një orë vonesë në mëngjes.
6 mijë zgjedhës në Himarë nuk do mund të ushtrojnë të drejtën për të votuar për shkak se karta e tyre e identifikimit ka skaduar. Shifrën e konfiromoi edhe komisioneri shteteror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Megjithëse e njëjta problematikë është konstatuar edhe në zgjedhjet e shkuara, nuk është marrë asnjë masë.
Sipas sekretarit të KZAZ 88 në Himarë, deri tani janë 200 votues që nuk kanë arritur të votojnë për shkak të kartave të ID të skaduara./tch
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...