Luiza Gega zbriti sot në pistë në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Kampionia shqiptare, e cila përjetoi pjesëmarrjen e tretë në një Olimpiadë, garoi në baterinë e dytë kualifikuese në garën e 3000 metrave me pengesa.
35-vjeçarja e mbylli garën në vendin e nëntë, teksa regjistroi kohën 9:41.27. Garim për t’u harruar për Luiza Gegën, e cila nuk arriti të siguronte një nga 5 vendet e para, që do të sillnim kalimin në finale.
Forma e dobët e Gegës u vu re që në fillim, teksa për shumicën e garës mbeti në fund. Dhe vetëm në metrat e fundit arriti të rikuperonte tri pozicione, por të pamjaftueshme për t’u kualifikuar./tch
Bashkëshortja e Adem Mikullovcit po e udhëheq seancën inaugu...
Rama shkon në komunë, e pret betimi për mandatin e dytë
Pacienti largohet nga Enti Special në Shtime
Terrasi në Prishtinë, BE-ja riafirmon angazhimin ndaj Kosovë...
Zelensky përjashton mundësinë e lëshimeve territoriale
Liga e Kampionëve rikthehet me disa duele të zjarrta