Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të dielën do të qëndrojë për një vizitë në Kroaci me ftesë të homologut të saj kroat, Zoran Millanoviq.
Osmani do të marrë pjesë në një organizim tradicional të garave me kuaj të quajtur “Sinjska Alka” që mbahet në qytetin e Sinjit në Kroaci.
“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vij në Sinjska Alka me ftesë të presidentit Millanoviq, i cili sikurse në vitet e kaluara është organizator i Sinjska Alka( Unaza e Sinjit). Arritja e saj në Sinj është dakorduar më herët nën drejtimin e Shoqërisë së Alkar, që në vitet fundit po përpiqet të ndërkombëtarizojë këtë ngjarje tradicionale kalorsiake në Sinj dhe do të promovohet jashtë kufijve të Kroacisë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Në këtë vizitë në Kroaci, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë e shoqëruar nga bashkëshorti Prindon Sadriu. Për të qenë e pranishme në publik, presidentja sot ka dërguar njoftime të takimeve që i ka realizuar gjatë javës.
Siç shkruan Index.hr, Presidentja është paraparë që të vizitojë edhe ekspozitën “Vanja Radush” dhe Stipe Sikirica- dialog mes mësuesve dhe nxënësve, nën drejtimin e kuratores së ekspozitës Ana Zhanko dhe drejtoreshës së Galerisë, Dragana Modriq.
Me këtë garë shënohet fitorja kroato-venedikase kundër osmanëve në luftën e vitit 1715, në të cilën popullsia lokale prej rreth 700 kroatësh në bashkëpunim me një numër më të vogël venedikasish arritën të mbronin Sinjin kundër 60 mijë ushtarëve osmanë të udhëhequr nga Mehmed Pasha I./Arbresh.info
Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba nga 500 euro për hedhje...
‘‘Problemet pas 100 eurove’’, Cakolli për vendimin e qeveris...
Olympiacos mposht Fenerbahçe, kalon në finale të EuroLeague
Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në list...
Zjarr në Vlorë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët në ko...
Miftaraj: Kurti, politikan mesatar ballkanik – Gjatë qeveris...