Llapi ka luajtur baras ndaj Brondbyt të Danimarkës me rezultat 2-2 në ndeshjen e kthimit në “Zahir Pajaziti”.
Llapjanët pjesën e parë e mbyllën në epërsi 1-0 me golin e Gashijanit në minutën e 42-të, shkruan Arbresh.info.
Teksa Brondby është rikthyer në lojë në minutën e 53-të me golin e Emmanuel Yobah, kurse golin e dytë e shënoi tetë minuta më vonë nga penalltia me anë Ohi Omoijuanfo.
Llapi barazoi rezultatin shpejtë pas një autogoli të portierit Thomas Mikkelsen, në minutën e 66-të.
Me këtë rezultat 2-2 përfundoi kurse rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 8-2 për danezët.
Kështu Llapi eliminohet nga rrethi i dytë i kualifikimeve për Conference League, teksa garat në rrethin e tretë nga klubet kosovare i vazhdojnë Ballkani dhe Drita./Arbresh.info
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...