Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të zhurmës dhe bezdisjes, ka filluar së realizuari aktivitetin e vetëdijesimit me moton: “Mos shkakto zhurmë-bezdisje”.
Policia njofton se përmes këtij aktiviteti dhe shpërndarjes së fletushkave synohet të vetëdijesohen qytetarët, e në veçanti veprimtaritë e bizneseve në parandalimin e zhurmës dhe bezdisjes.
“Angazhimet e shtuara policore do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit veror, me prioritet kohor do të jenë orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, ku në fokus do të jenë zonat ku operojnë lokalet e natës, restorantet, kafeteritë e diskotekat”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, polciia apelon tek qytetarët se nëse zhurma është e padurueshme dhe ju pengon, thërrisni Policinë në numrin 192”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Qindra familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok nën dyshi...
Osmani: Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër e afërs...
SHBA vendos sanksione të reja, përfshin kompani dhe individë...
UP hap konkursin e studimeve të doktoratës
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.60 euro për litë...
Vidhet një motoçikletë nga një lokal në Prishtinë