Ka përfunduar dita e pestë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.
Kjo ishte një ditë fantastike për Kosovën, pasi falë triumfit të Laura Fazliut siguruam medaljen e dytë olimpike.
Fazliu arriti që në duelin final për medaljen e bronztë të triumfojë ndaj xhudistes kroate Katarina Kristo.
Kosova gara gjatë ditës së pestë zhvilloi gara edhe në not, aty ku notari Adell Sabovic në stil 100 metra arriti që të përfundojë në pozitën e dytë me kohë të regjistruar 51.77 sekonda.
Megjithatë, fatkeqësisht, Sabovic nuk arriti që të kualifikohet në raundin tjetër edhe pse përfundoi i dyti në baterinë e tij, pasi u pozicionua në vendin e 58-të duke lënë mbrapa 21 notarë.
Kështu, ekipi ynë që po merr pjesë në Lojërat Olimpike tashmë numëron dy medalje pas të argjendtës që siguroi Distria Krasniqi dhe të bronztës që fitoi Laura Fazliu.
Por, kush po i prinë listës për më shumë medalje të fituara?
Japonia vazhdon të prijë edhe pas ditës së pestë, pasi ka fituar shtatë medalje të arta, dy medalje të argjendta dhe katër medalje të bronzta.
Pas tyre në vendin e dytë poziconohet Kina që numëron gjashtë medalje të arta, gjashtë medalje të argjendta dhe dy medalje të bronzta.
Por, ekipi që ka fituar më së shumti medalje në total janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me gjithsej 25 medalje: katër të arta, dhjetë të argjendta dhe njëmbëdhjetë të bronzta./Telegrafi/

Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...