Policia e Kosovës gjatë patrullimit ka hasur në një lokacion ku kishin qenë të kultivuara disa bimë narkotike në Deçan.
Në raportin 24 orësh policia ka bërë të ditur se njësiti i anti-drogës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në katër sera kanë gjetur vetëm disa bimë narkotike të llojit kanabis.
“Policia gjatë patrullimit ka hasur në një lokacion ku kishin qenë të kultivuara disa bimë narkotike të llojit kanabis të mbjella në katër sera. Sot me 29.07.2027 njësiti i anti-drogës kanë dalë në vendin e ngjarjes, por personat e dyshuar kishin arritur të shkatërrojnë – djegin të gjitha bimët përveç se janë vërejtur disa bimë të njoma të padjegura të gjatësive 150 cm- 200 cm”, thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu gjatë hetimit të këtij rasti policia afër serave ka konfiskuar edhe një AK- 47 me 33 copë fishekë.
Rasti është në procedurë hetimore./Arbresh.info/
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor