Rreth orës 03:45 të mëngjesit të kësaj të marte në fshatin “Rrjoll”, Velipojë, në taracën e lokalit të Andis Danaj, 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Sipas informacioneve nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”, Velipojë, në taracën e lokalit të shtetasit A. D., 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/euronews.al/
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...